VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Indonezi, lëkundjet u ndjenë deri në…

89
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6.7 u regjistrua këtë të premte në jugperëndim të Sumatrës, në Indonezi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmet ishte në një thellësi prej 10 kilometrave, sipas EMSC.

Megjithatë shumë llogari në rrjetin social Twitter raportuan se shkalla e tërmetit ishte 6.9, ndryshe nga matja e përmendur më lartë.

Një qytetar, tha se efektet e tërmetit në Indonezi u ndjenë në apartamentin e tij në Singapor, ku tha se distanca ishte 776 kilometra. Ai madje publikoi një video ku shihet një llambë duke u tundur.