Video/ Pamje si në filma në Britani, mjekët kërkojnë në hotel turistët e ardhur nga Kina

475
Sigal

Koronavorusi ka shkaktuar deri më tani 259 të vdekur dhe më shumë se 12 mijë të prekur duke alarmuar botën teksa OBSH ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Vendet kanë marrë masa të ndryshme për të parandaluar përhapjen.

Kështu, SHBA-të i kanë ndaluar hyrjen çdokujt që ka qenë në zonën ku u shfaq virusi, në Wuhan gjatë dy javëve të fundit, ndërsa mjekët në Britaninë e Madhe janë në kërkim të rreth 400 personave që kanë hyrë sëfundmi atje duke u kthyer nga zonat problematike në Kinë.Pamjet teksa mjekët futen me masa ekstreme në një hotel në York të Britanisë së Madhe kanë pushtuar rrjetin duke i kujtuar qytetarëve skenat e filmave horror.

 

Ata janë duke u futur në një hotel ku qëndrojnë disa turistë kinezë të ardhur nga zonat e prekura.

Mediat britanike nuk japin detaje mbi rezultatin e analizave, megjithatë frika është e madhe.