VIDEO/ Fermerët nuk ndalen, bllokojnë sërish rrugët e Madridit, ‘plasin’ në rrugë arkat me domate

22
Sigal

Mijëra fermerë janë mbledhur në qendër të Madridit me traktorë, duke protestuar për vështirësitë me të cilat po përballet sektori bujqësor në Europë. Mobilizimi i ri vjen pas të mërkurës së kaluar, kur 500 traktorë bllokuan rrugët në Madrid.

“Ne presim zgjidhje por shpejt, nga BE-ja dhe Spanja, sepse puna jonë po na kushton më shumë se sa ne fitojmë”, tha një nga fermerët. Fermerët spanjollë kanë protestuar pothuajse pa ndërprerje që nga 1 shkurti, kryesisht duke bllokuar rrugët.

Ashtu si kolegët e tyre europian, fermerët spanjollë janë ankuar për atë që ata e shohin si konkurrencë të pandershme nga vendet jo anëtare të BE-së, të cilat për këtë arsye nuk i nënshtrohen të njëjta rregullave, dhe për një burokraci dhe rregulla që ata i konsiderojnë si shumë strikte. Ata ankohen gjithashtu për çmimet e ulëta të blerjes së produkteve të tyre nën Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe mungesën e asistencës në këtë sektor.