Nënshkruhet marrëveshja/ Linjë hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, Balluku: Projekt me rëndësi për ne dhe rajonin

26
Sigal

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës sëbashku me presidenten e BERZH Odile Reanud-Basso ka nënshkruar marrëveshjen e huas për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Balluku e vlerëson një projekt tejet të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin , duke theksuar se do të rrisë komunikimin mes vendeve.

Statusi:

me Presidenten e #BERZH, Odile Renaud-Basso nënshkruam marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore #Vorë – #Hani i Hotit. Një projekt i rëndësishëm për ne dhe rajonin, i cili do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.