Video e sulmit ndaj ekipit të SkyNews, gazetari: Krim lufte! Rusët s’u ndalën edhe pse i identifikuan

137
Sigal

Gazetari bjellorus Frank Viaçorka përmes një statusi në Twitter thotë se forcat ushtarake ruse edhe pse e identifikuan grupin e xhrimit të SkyNews, nuk i ndalën sulmet ndaj tyre. Viaçorka thotë se ky është një krim lufte në Ukrainë.

“Trupat ruse sulmuan grupin e xhirimit të SkyNews. Pavarësisht se gazetarët u identifikuan, zjarri ndaj tyre nuk u ndal. Kjo është një tjetër provë e krimeve të luftës nga ushtria ruse në Ukrainë.”-thotë gazetari Viaçorka.

Kujtojmë se grupi i SkyNews u qëllua në një fshat 30 kilometër larg Kievit, por fatmirësisht shpëtuan dhe janë kthyer të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar. Operatori Richie Mockler mori dy plumba në jelekun antiplumb, ndërsa korrespondenti Stuart u plagos.