Vajza 9-vjeçare gjen me hamendje paswordin e babait dhe prenoton pushime përrallore në…

633
Sigal

Një baba ka mbetur i shokuar kur ka zbuluar se vajza e tij 9-vjeçare kishte gjetur paswordin e llogarisë së tij PayPal ndërsa ai ishte në gjumë duke harxhuar 1000 paund nga paratë e tij për një udhëtim ëndrrash në Disneyland në Paris.

Ian Wilson

Ian Wilson, 53 vjeç, nga Immingham, Lincolnshire ishte duke fjetur kur Susan kapi telefonin e tij dhe rezervoi udhëtimin, pasi kishte hamendësuar me saktësi fjalëkalimin në telefonin e babait.

Vajza shpenzoi 400 paund për fluturimet dhe një kartë dhuratë hoteli, 214.08 paund në një udhëtim VIP deri në Kullën Eifel dhe 381.84 paund për biletat e parkut dhe udhëtimin me trenin Disneyland Express për shkak të largimit të nesërmen.

Susan

Bëhet fjalë për një udhëtim dy-ditor në Paris për familjen e saj prej pesë personash, duke përdorur kartën e kreditit të babait të saj.

Ian Wilson 3

“Unë nuk mendoj se Susan e kuptoi me të vërtetë seriozitetin e asaj që kishte bërë,” tha Wilson për The Sun. “Ajo tha se i vjen keq dhe premtoi të më japë 10 stërlina, për të ndihmuar në pagimin e pushimeve,” shtoi ai.

Ian Wilson 1