Vetëvrasja e 18 vjeçarit në Elbasan, flet drejtoresha e shkollës: Na ra si bombë. Fationi ishte…

529
“Fatjoni ishte fëmijë i mrekullueshëm. Na ra si bombë lajmi, nuk na besohet ende”.
Kështu thotë mes lotësh Mira Golikja drejtoresha e gjimnazit “Dilaver Nezha” që frekuentonte 18-vjeçari Fatjon Feçi, i cili u hodh nga një urë sot në fshatin Qukës, duke gjetur vdekjen.
Në një prononcim për “Balkanweb” zonja Golikja shprehet me fjalët më të mira për Fatjonin dhe familjen e tij. Ashtu si të gjithë ata që e njihnin edhe ajo nuk gjen arsye për këtë vdekje, ende të paqartë dhe të pabesueshme.
“Fatjoni kishte një familje të mirë, vetë ishte më i rregullti, fëmijë i urtë. Nuk di çfarë të them”, thotë ajo në rrëfimin e saj. Drejtoresha mohon çdo përfshirje të Fatjonit në ndonjë konflikt apo sherr në shkollë.
“Nuk largohej kurrë nga orët e mësimit. Ishte i qetë. S’ka pasur konflikte dhe ne nuk kishim vënë re asgjë të dyshimtë apo të ndryshme në sjelljen e tij”, shprehet drejtoresha Golikja. Ajo thotë më tej se mësuesi kujdestar dhe mësues të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre për policinë për të qartësuar rrethanat e ngjarjes dhe motivin që çoi në vdekjen e të riut
18-vjeçari Fation Feci në vitin e tretë në gjimnazin e Qukësit dyshohet se u hodh sot nga ura 50 metër e lartë e Bushtricës duke gjetur vdekjen.
Policia ende nuk e ka referuar ngjarjen në Prokurori. Mësohet se hetuesit nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e të riut.
Sigal