Rrihen me shkopinj shqiptari dhe maqedonasi në Itali/ Goditjet aq të forta saqë nuk do të lëvizin dot për 25 ditë

186
Sigal

Një 43-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut janë dhunuar brutalisht nga dy persona të tjerë. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar një natë më parë në ambientet e jashtme të një klubi nate në San Giuliano Terme.

Në momentin që 43-vjeçari parkoi makinën e tij, dy shqiptarët u dolën para dhe nisën ta godisnin me shkopinj atë dhe maqedonasin, duke i lënë të plagosur rëndë.

Të dy do të qëndrojnë për 25 ditë të shtruar në spital për shkak të dhunës që kanë pësuar dhe dëmeve të mëdha në trup.

Sa i përket identiteteve të tyre, ende nuk është bërë me dije asnjëri prej tyre, por mediat e vendit fqinj shkruajnë se 43-vjeçari ishte një shqiptari problematik që i ishte refuzuar rinovimi i lejes së qëndrimit shtatorin e kaluar nga policia së Pizza-s.