Ursula von der Leyen në Bucha: E paimagjinueshme! Të gjithë e njohën fytyrën mizore të Putin

161
Sigal

residentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka vizituar sot qytetin Bucha në Ukrainën veriore.

Kujtojmë se Bucha ishte qyteti ku trupat e civilëve u gjendën në rrugë të lidhur me duar pas shpine.

Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e vdekjeve për të diskredituar trupat e saj.

Megjithatë ka prova të forta dhe në rritje se krimet e luftës janë kryer nga Rusia.

“E paimagjinueshme ajo që ka ndodhur këtu.”-tha Von der Leyen gjatë vizitës në Bucha.

Ndër të tjera ajo tha se e gjithë bota tashmë e ka parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putin.

Image