Stuhia më e fuqishme dimërore në SHBA, 135 milionë njerëz të spovuar nga kushtet atmosferike

Ditët e fundit moti në  SHBA dhe Kanada siç duket vetem po  pëson rënie. Ekspertët paralajmërojnë se stuhia më e fuqishme dimërore ka vendosur në provë shumë të madhe më shmë se 135 milion njerëz.

Si pasojë e gjendjes atmosferike në aeroporte janë anulluar mijëra fluturime.

Sigal

Sipas sinoptikanëve, i ftohti mund të sjellë Krishtlindjen më të akullt në dekada.

Shërbimi kombëtar i motit tha temperaturat prej -45 gradë Celcius janë të mundshme deri në fund të kësaj jave, në disa pjesë të vendit.

Ata paralajmëruan se edhe në zonat kryesore të metrosë, si qyteti i Des Moines, ngrirja do të jetë një rrezik i madh.

Meteorologët thonë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një “ciklon bombë” deri të premten.

Cikloni i bombës është një term që i jepet një stuhie shpërthyese që intensifikohet me shpejtësi, me presionin e saj qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë.

Presidenti Joe Biden, në një konferencë në Shtëpine e Bardhë tha se kjo nuk është si një ditë me dëborë kur keni qenë fëmijë, është diçka serioze.

Masa ajrore e Arktikut parashikohet të sjellë erëra të forta dhe temperaturë prej-9.4C) në El Paso, Teksas, ku emigrantët e sapoardhur pa dokumente po flenë në rrugët e qytetit.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të stuhisë.

Kërcënimi i përmbytjeve dhe bllokimi i akullit “do të bëjnë shumë kërdi në komunitetin tonë”, tha ajo. Bllokimi i akullit ndodh kur copa të mëdha akulli bllokojnë rrjedhën e një lumi dhe mund të shkaktojnë përmbytje.

Guvernatorët e Kentakit, Karolinës së Veriut, Virxhinias Perëndimore, Gjeorgjisë dhe Oklahomas kanë shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa Ëisconsin shpalli një “emergjencë energjetike”.