UNESCO/ Zvicra pro anëtarësimit të Kosovës, Thaçi: Faleminderit!

480
Zvicra do të jetë në krah të Kosovës për tu antarësuar në UNESCO. Lajmi u konfirmua nga zëvëndëskryeministri i Kosovës, Shashim Thaci i cili tha se Zvicra është në krah të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” Thaci falenderon për mbështetjen homologun zvicerian Didier Burkhalter.
“ Sapo u informova nga homologu zviceran Didier Burkhalter, që edhe Zvicra ka vendosur të përkrah Republikën e Kosovës në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në UNESCO. Falënderoj shumë për ndihmën helvetike“, shkruan Thaci.
Këshilli Ekzekutiv i UNNESCO-­s do të mblidhet nga 7 deri më 22 tetor për kërkesën e Kosovës, propozues zyrtar i të cilës është Shqipëria. Për të do të deklarohen 58 vendet anëtare të KE­-së e votimi pritet të ndodhë më 20 tetor.
Pas propozimit të Shqipërisë janë edhe 43 vende anëtare të UNESCO-s, por, sipas gazetës së Beogradit, jo të gjitha vendet anëtare në KE që e kanë njohur Kosovës e kanë përkrahur këtë iniciativë.
Sigal