U përplasën për vdekje nga treni në Gjermani, daja i dy vëllezërve shqiptar: Motra ime është shkatërruar

118

Një ditë pas ngjarjes tragjike që u mori jetën dy vëllezërve me origjinë nga Kosova, Hasan dhe Blerian Arifaj, 17 dhe 13 vjeç, në vendin ku ndodhi aksidenti janë vendosur nga të afërmit fotot e tyre, lule dhe qirinj.

Gjithçka ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në stacionin e trenit në Bruckberg, Bavari.

Ata po vraponin në shina për të kapur trenin drejt shkollës, por një tren tjetër i përplasi.

Daja i dy të miturve tregon se vëllezërit i kishte dërguar e ëma në stacionin e trenit.

“Motra ime është e shkatërruar, jo e përgjegjshme”, tha ai për BILD.

Të dy më pas u përpoqën të kapnin trenin për në Landshut, i cili tashmë kishte ndaluar.

Vëllezërit kaluan një pengesë të mbyllur, pastaj në shina. Një tren rajonal që po udhëtonte në drejtim të Mynihut, i përplasi për vdekje Hasanin dhe Blerianin.

“Drejtuesi i trenit tentoi të frenonte, por ishte tepër vonë,” tha zëdhënësi i policisë Günther Tomaschko.

Për shumë dëshmitarë okularë, përfshirë fëmijët e shkollës, që panë me sytë e tyre aksidentin fatal u desh ndihmë psikologjike.