Naftëtarët e Ballshit shqyejnë portën, futen në ambientet e uzinës: Duam lekët tona!

285
Sigal

Me thirrjet “duam lekët tona” naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ambientet e uzinës duke iu drejtuar vendeve të tyre të punës.

Në krah të naftëtarëve janë edhe grevistët, të cilët për një moment kanë dalë nga greva dhe i janë bashkuar protestuesve.

“Nuk dimë ca të themi. Kemi një vit që presim. Kemi fëmijë për të rritur.

Ne kemi punuar katër vite pa rroga. Kryeministri Rama tha me ndihmën e zotit, por zoti po na lë 17 ditë në grevë urie.

Ne presim një përgjigje nga ministrja apo kryeministri.

Personat e tjerë janë tallur me naftëtarët. Ne duam të tregojmë që këtu nuk vjen pronari. Këtu vijnë 800 naftëtarë kush do të na mbajë ne”, u shpreh një prej naftëtarëve.