U dhunua për vdekje nga bashkëshorti, nëna e Marigonës: I kishte thyer nofullën

121
Sigal

Mediat e Kosovës, kanë risjellë në vëmendje ngjarjen tragjike që ndodhi disa muaj më parë, ku 18-vjecarja Marigona Osmani u dhunua për vdekje nga bashkëshorti i saj.

Valdete Osmani, nëna e të ndjerës, ka rrëfyer për mediet e Kosovës momentin kur ka parë trupin e pajetë të së bijës.

Ajo ka thënë se kur ka parë kufomën e të bijës, ka parë se i kishin thyer nofullën dhe dhëmbët.

“Mua nuk më kanë kallxu që e kanë vra, më kanë thënë ka vdekë në aksident. Më kanë kallxu qat ditë që e kanë pru, kur e kam çel kufomën e kam pa krejt zi, çika e ka pas nofullën e thyer dhe dhëmbët”, është shprehur nëna e Marigonës,

Marigona Osmani u vra në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa në bashkëpunim me mikun e tij, Arber Sejdiu. 18-vjeçarja humbi jetën nga dhuna e tmerrshme fizike e shkaktuar nga Krivaqa.

Trupi i pajetë i saj u la përpara spitalit të Ferizajt. Policia i ka arrestuar dy personat e dyshuar për kryerjen e krimit në Ferizaj.