Turqia ka filluar një ofensive tokësore dhe ajrore pas sulmeve të ISIS nga Siria dhe raportohet për përleshje të mëdha në Aleppo. Mediat turke raportojnë se ushtria turke dhe luftëtarët e ISIS kanë shkëmbyer zjarr në kufirin Siri-Turqi, duke vrarë një ushtar.
Guvernatori i provincës Kilis tha se edhe dy ushtarë u plagosën kur një postë kufitar u sulmua nga Siria.
Turqia u përgjigj me armë të rënda, duke vrarë një militant i ISIS. Tre ditë më parë 32 njerëz u vranë nga një sulm i militantëve të ISIS në Suruc.