Kumanovë/ Përgjaket gara për kryetar të degës së BDI-së, humb jetën kandidati Xhemail Rexhepi

510
Përgjaket gara për kryetar të degës së BDI-së në Kumanovë. Sot pasdite është plagosur pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi, i njohur si Komandat Shqiponja me dy shokë të tij.
Sipas mediave maqedonase, komandant Shqiponja ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Sipas informatave të para, ata janë plagosur nga përkrahës të Bajram Limanit, që para një muaji u emërua kryetar dege drejtpërdrejt nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, shkruan “telegrafi”.
Në këtë aksident është plagosur rëndë ish-ushtari i UÇK-së, Shefki Rexhepi, i cili ka qenë bashkë me Komandant Shqiponjën. Ai është transferuar në qendrën klinike në Shkup.
Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është do takohej me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur e zgjedhjen e kryetarit.
Në këtë incident është plagosur edhe Gani Demiri, i cili ka marrë plagë në krah dhe në shpinë.
Sigal