Turqi/ Tornado godet papritur qytetin bregdetar, shënohen dy viktima

495
Sigal

Një tornado ka goditur qytetin e njohur bregdetar të Antalias, ku vorbulla ka shkatërruar çdo gjë që i ka dalë para.

Ajo deri më tani i ka marrë jetën dy personave një i tretë rezulton i humbur dhe ka plagosur 10 të tjerë.

Vorbulla shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa zona të qytetit, duke thyer pemë e duke dëmtuar automjete e biznese.

Banorët thonë se fenomene të tilla janë të rralla, por kohët e fundit zona është goditur nga përmbytje të mëdha që shpesh kanë shkaktuar edhe viktima.