Suplementi Pena Shqiptare/ Vepror Hasani: Se po u fol, s’është më sekret

679
Sigal

Ti nuk e di se nga vij unë,
Nga cila portë hyj e nga cila dal.
Se vij i heshtur e pa zhurmë
Si pikë e lotit që ka veç mall

Dhe ti s’më pyet asnjëherë,
Në është ëndërr a e vërtet.
Dhe ti s’më pyet si e gjej shtegun,
Se po u fol s’është më sekret.

Se po u fol prishet magjja,
Ajo që dimë unë e ti.
Nuk ka më bukur se fshehtësia,
Në do të ketë përjetësi.

Dhe rrimë bashkë gjithë natën,
Dhe natën ikim pa gdhirë,
E prapë s’e besojmë a ishim bashkë,
Dhe prapë s’e besojmë pse ishte kaq mirë.

Ndaj frika na ndjek hap pas hapi,
Mos tregoj unë, mos tregosh ti.
Se pritë na zënë te shtegu ynë
Që e di veç unë, e di veç ti.