Turqi: Dy të vdekur gjatë protestave mes kurdëve dhe policisë

395
Dy persona kanë humbur jetën në Turqi, gjatë përleshjeve të policisë me separatistët kurdë. Incidenti vjen pas një muaji të mbushur me protesta masive, kryesisht në jug-lindje të vendit. Akvivistë të Partisë së Punës së Kurdistanit, kanë vërshuar në rrugët e qytetit të Diyarbakiri si dhë në provincat përreth, duke hedhur gurë, sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të autoriteteve. Këta të fundit janë përgjigjur me mënyra nga më të ndryshmet, duke shkaktuar edhe dy viktima. Protestuesit kurdë kërkojnë pavarësinë e të ashtëquajturit rajoni gjeo-kulturor i Kurdistanit. Separatistët i nisën përleshjet e tyre me qeverinë në vitin 1984, teksa që prej atëherë, të paktën 40.000 njerëz kanë humbur jetën.
Sigal