‘Frikacak’/ Ish-ambasadori amerikan: Mbajeni shënim, Vuçiç mbajti anën e Putinit, jo Perëndimit

225
Sigal

Ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett me një shënim në Tëitter, ka shkruar se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të mbajë shënim qëndrimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me sulmin rus në Ukrainë.

Ish-ambasadori në Prishtinë, Kosnett shkruan, se qëndrimi i Vuçiç, duke u fshehur pas kishës dhe popullit, është një qëndrim frikacaku.

‘Pra, duket se presidenti i Serbisë, Vuçiç ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është moral frikacaku. BE, SHBA ju lutem mbani shënim’, – shkruan ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett.