Sigal

Mes 18 viktimave që do t’u jepet sot lamtumira e fundit në funeralin shtetëror në Genova, janë edhe trupat e dy shqiptarëve Admir Bokrina dhe Marjus Djerri. Arkëmortet e dy të rinjve shqiptarë janë vendosur pranë njëri tjetrit të mbuluar me flamurin kombëtar, ndërsa familjarë miq e të afërm, mes lotësh po i japin lamtumirën e fundit.

Përveç familjarëve të dy viktimave, pranë arkivolit ku prehet Mariusi ndodhen edhe shokët e tij të skuadrës. 22-vjeçari ishte pjesë e ekipit të serisë D në Itali, LND. Në shenjë respekti për djalin që la në mes ëndrrat, lojtarët e skuadrës kishin veshur fanellat e tyre, ndërsa nuk kishin harruar që t’ja sillnin edhe Mariusit.

Shumë familje, në fakt, kundërshtuan funeralin shtetëror, ndërsa 20 viktima u varrosën dje në rite private, shkruan ‘Tgcom’. “Nuk duam një ceremoni farsë”, tha dje babai i një prej 4 viktimave nga Torre del Greco.