Sigal

Dashi
Shmangni stresin e tepërt, pasi do t’ju shtojë lodhjen gjatë ditës. Përpiquni të kontrolloni shpenzimet dhe blini vetëm artikuj të rëndësishëm. Të gjithë kanë dëshirë të të kenë mik dhe kjo do t’ju lumturojë pamasë. Edhe marrëdhënia në çift do të shkojë mjaft mirë sot, madje nuk do të ketë asnjë ankesë nga partneri/partnerja juaj.

Demi
Veprimet tuaja të shpejta do t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet afatgjata. Lidhja juaj romantike do të pësojë një kthesë shumë të bukur sot. Edhe në punë do të merrni vlerësime të shumta. Ka gjasa që të bëni një udhëtim krejt të papritur.

Binjakët
Shpenzoni kohën tuaj të çmuar me fëmijët, në mënyrë që të çliroheni nga stresi. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet për shkak të disa fitimeve të papritura. Ka gjasa që sot të acaroheni shumë në punë, por përpiquni të shmangni konfliktet e mundshme.

Gaforrja
Mos e lodhni veten më shumë seç mundeni dhe përpiquni të relaksoheni. Qëndroni sa më pranë të afërmve, pasi do t’ju vlejë shumë. Nëse sot do të tentoni t’i shmangeni një situate të sikletshme, ajo do t’ju ndjekë gjatë gjithë kohë.

Luani
Një ditë e bukur ju pret, plot energji. Do t’ju vijnë në mendje ide brilante, të cilat do t’ju sjellin të ardhura shumë të mira financiare. Sa i përket anës romantike, është dita juaj me fat. Nëse keni ndërmend të organizoni një festë, shumë persona do të kishin dëshirë të ishin të ftuar.

Virgjëresha
Kërkoni ndihmën e një mikut/mikes suaj për të zgjidhur një problem me të cilin ka gjasa të përballeni gjatë ditës së sotme. Mund të përjetoni tension në familjen tuaj. Sot mund të zbuloni arsyen pse shefi juaj sillet aq ashpër me ju.

Peshorja
Bëni kujdes me shëndetin dhe përpiquni të mendoni vetëm pozitivisht, pasi kjo do t’ju ndihmojë shumë. Mund të merrni një dhuratë nga dikush që e doni fort. Sa i përket punës, ka gjasa që të ngriheni në detyrë. Sot mund vini re një veprim të çuditshëm të partnerit/partneres suaj.

Akrepi
Sot mund të përballeni me disa opinione të ndryshme rreth një çështje, çfarë do t’ju irritojë shumë. Shmangni personat që iu afrohen vetëm për interes, sidomos ata që kërkojnë borxhe. Sa i përket anës romantike, sot do të përjetoni diçka fantastike.

Shigjetari
Sado që të përpiqeni, nuk do të mund të plotësoni kërkesën e dikujt. Bëni mirë të përqendroheni dhe të mos humbni kontrollin. Shmangni shpenzimet e tepërta dhe skemat e dyshimta financiare. Mbrëmja me miqtë do t’ju kënaqë pamasë.

Bricjapi
Axhenda juaj jo shumë e ngarkuar do t’ju mundësojë kohën e duhur për t’u relaksuar. Megjithatë bëni mirë të përfshiheni në disa rregullime në shtëpi. Një takim i papritur romantik do t’ua ndryshojë tërësisht ditën.

Ujori
Sot do të ndiheni shumë të lodhur, pasi nuk keni pushuar aq sa duhet gjatë javës. Kontrolloni tendencën për të shijuar momentin dhe për të shpenzuar shumë para për argëtim. Shijoni një ditë të qetë me familjarët tuaj.

Peshqit
Kuptoni potencialin tuaj të vërtetë, sepse nuk iu mungon forca por vullneti. Ka gjasa të merrni një lajm të papritur nga një i afërmi juaj. Nëse keni vendosur të udhëtoni, kontrolloni momentin e fundit dokumentet e rëndësishme, pasi ka gjasa t’i harroni. Çiftet e martuara do të kalojnë një ditë të shkëlqyer.