Sipas drejtorit të bujqësise, Nazmi Qyra në vitin 2020 në Peqin kishte rreth 2120 krerë bagëti, ndërsa vitin 2021, 1780. Qyra thotë se ulje ka pasur edhe sa i takon bagëtive të imta ku numërohën gati 400 krerë më pak krahasur me një vit më parë.
Raportohet se ndër shkaqet kryesore janë emigrimi i njerezve si dhe mosmbarshtrimi i kafshëve për shkak të rritjes se imputeve bujqësore dhe bazës ushqimore për bagëtinë.
Por, teksa numri i bagëtive ulet e kundërta është duke ndodhur me çmimin e mishit i cili është rritur.
Ulja e numrit të bagëtive po prek gjërësisht qarkun e Elbasanit, por edhe zona të tjera në Shqipëri.






















