Ndodhej me të atin e vëllain në kantier, si shpëtoi mrekullisht djali i vogël i Roland Hoxhës

16
Sigal

Roland Hoxha humbi jetën pasditen e djeshme bashkë me të birin 24 vjeçar, si pasojë e shpërthimit në Lushnje.

Ashtu siç janë shprehur të gjithë njerëzit që e njihnin, ai kishte mbi 20 vjet që punonte me vinç, duke theksuar se ishin familje e jashtëzakonshme.

I ndjeri ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë të tjerë. Një detaj që u mësohet sot ishte fakti se pak minuta para ngjarjes, në kantierin e ndërtimit ndodhej dhe djali i vogël i viktimës, i cili shpëtoi mrekullisht. Sipas burimeve, Rolandi e dërgoi atë të blinte ushqime për të konsumuar drekën pas punës, duke i shpëtuar kështu jetën.