Hygerta Meta do të dërgohet në poligon për të demonstruar si vrau me armë të atin!

57
Sigal

Policia do të kryejë eksperimente për të zbardhur ngjarjen makabre në Shënavlash të Durrësit, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët.

Mësohet se vajza e tij e vogël, 19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila pretendon se është autorja e krimit, do të dërgohet në një poligon qitjeje ku do të demonstrojë se si qëlloi babain e saj.

NOA

Prokuroria ka akuzuar si autor të vrasjes djalin e madh të viktimës, Hysen Meta, por ky i fundit, fillimisht pasi pranoi se kishte qëlluar 50-vjeçarin, ndryshoi dëshminë në gjykatë, duke u shprehur se në fakt krimin e kishte kryer e motra.

Gjithashtu edhe vetë Hygerta Meta ka pretenduar para togave të zeza, se ishte ajo që e vrau të atin duke e qëlluar me pistoletë, me pretendimin se ai donte ta fejonte pa dëshirë dhe ushtronte dhunë ndaj tyre.