Aksident i dyfishtë në Elbasan, një nga automjetet përfundon brenda në lokal

18
Sigal

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Një nga automjetet përfundoi në një nga lokalet në bulevardin kryesor “Aqif Pasha”.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë për t’u dërguar për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht raportohet për lëndime të lehta. Policia ka nisur hetim për zbardhjen e plotë të aksidentit.