Vuçiç: Serbia do rifillojë bisedimet me Kosovën

463
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, që është duke marrë pjesë në Konferencën Ndërqeveritare të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave për tu bërë pjesë e BE-së ka thënë se Serbia do të rifillojë bisedimet me Kosovën dhe me të gjithë të tjerët në rajon. “Serbia është e gatshme që bisedimet për anëtarësim në BE, t’i përfundojë në afatin më të shkurtër të mundshëm” ka thënë ai.

Ndërsa Daçiç tha se hapja e këtyre kapitujve është një lajm i mirë për rajonin dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai në fund tha se ky sukses i Serbisë ka ardhur si rezultat i liderëve evropian, në veçanti e ka përmendur kancelaren gjermane, Angela Merkel. E ministri i jashtëm i vendit që ka kryesimin e BE-së, Jean Asselborn i ka dhënë shumë rëndësi kapitullit ku bëhet fjalë për Kosovën. “Hapja e kapitujve është shumë e rëndësishme. Kapitulli i 35-të që lidhë dialogun Beograd-Serbi është më i vështirë se kapitulli i 32-të. Do të shohim se si do të shkoj ky proces”, tha Asselborn, ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut. 
Sigal