Turqi/ Anulohet fitorja e opozitës në Stamboll, do përsëriten zgjedhjet

564
Sigal

Zgjedhjet në Stamboll do të përsëriten! Ky është vendimi i Komisionit Zgjedhor të Turqisë, i cili mori këtë vendim pas fitores së opozitës në qytetin më të madh turk.

Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan kishte pretenduar se kishte “parregullsi dhe korrupsion” duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Ekrem Imamoglu i CHP, i cili u konfirmua si kryebashkiak i Stambollit në prill, e quajti vendimin “të pabesë”.

Votimi, i cili do të mbahet më 23 qershor, ka ngjallur protesta në qytet.

Qindra banorë janë mbledhur në disa rrethe të Stambollit dhe duke hedhur slogane anti-qeveritare.

Parlamenti Evropian ka thënë gjithashtu se vendimi për të ripërsëritur zgjedhjet do të përfundojë kredibilitetin e zgjedhjeve demokratike në Turqi.