Banorët e Unazës së Re ulen në rrugë: Policia të lirojë protestuesit

593
Sigal

Pas përplasjeve me policinë, banorët e “Astirit” janë ulur në rrugë në shenjë proteste për shoqërimin e disa protestuesve.

Njëri sens i rrugës te “Unaza e Re” mbahet i bllokuar nga protestuesit, ndërsa i lirë është sensi tjetër.

Vargu i automjeteve nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta në drejtim të ish-sheshit “Shqiponja” arrin në rreth 2 km.

Protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve, ndërsa paralajmëruan se do të marshojnë edhe drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.