Presidenti Meta: Optimist për integrimin e Shqipërisë në BE

381
Sigal

“Shqipëria ka nisur para një kohe të gjatë procesin e integrimit europian. Unë jam optimist se do të jemi në gjendje të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur, pavarësisht të gjitha vështirësive që kemi hasur”, shprehet për ADNkronos Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Së fundmi Këshilli Europian i ka hapur rrugën fillimin të negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE, së bashku me Maqedoninë e Veriut. “Kur them integrimin europian – shton Presidenti – konsideroj bashkëpunimin e ngushtë, para së gjithash me vendeve fqinje, dhe për rrjedhojë edhe me komunitetin e vjetër dhe të ri shqiptar në Itali, që nuk është një mur, por një urë shumë e fortë për integrimin”, përfundon Meta.