Armëpushimi në Siri

517
Armëpushimi në Siri që filloi sot, është respektuar në përgjithësi sot, por ka pasur disa raste dhune. Media shtetërore njofton për një shpërthim makine bombë në rrethinat e qytetit Samamiyeh në rajonin e Hamës që shkaktoi vdekjen e dy ushtarëve. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin pranë hyrjes së qytetit. Edhe në rajonin Latakia pranë kufirit me Turqinë pati njoftime për përledhje mes forcave qeveritare dhe grupeve kryengritëse. Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, hyri në fuqi dje në mesnatë, me kohën e Damaskut.
Sigal