Trump në Davos: SHBA po përjeton një rritje ekonomike të fuqishme

507
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po merr pjesë në forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ka folur ndër të tjera për rritjen ekonomike të SHBA nën udhëheqjen e tij. Trump tha se SHBA po jep kontribut për të ndërtuar një botë më të mirë.
“SHBA po përjeton një rritje ekonomike të fuqishme dhe po jep kontribut për të ndërtuar një botë më të mirë. Që nga zgjedhja ime kemi hapur 2.4 mln vende pune dhe kemi bërë ulje të taksave për shtresën e mesme”- tha Trump.
Trump ka hedhur poshtë raportimet se ka urdhëruar shkarkimin e këshilltarit special, Robert Mueller, mirëpo e ka kthyer mbrapsht vendimin, pasi avokati i tij ka kërcënuar me dorëheqje.
“Lajme të rreme, njerëz. Lajme të rreme. Lajme të rreme, tipike të New York Times”- u ka thënë Trump gazetarëve, pa përmendur diçka specifike.
Sigal