Trump ndryshon qëndrim: NATO jo më një organizat e dalë nga përdorimi

445
Lufa kundër terrorizmit ka qenë në qendër të konferencës së përbashkët për shtyp mes presidenit amerikanë Donad Trump dhe sekretarit të Përgjithshme të Aleancës së Atlantinkut të Veriut Jens Stoltenberg.

Lidhur me deklaratën e pak kohëve më parë se NATO-s është një organizatë e dalë nga përdorimi, Trump u përgjigj se kjo i përket së shkuarës, pasi NATO e ka bërë tashmë ndryshimin, duke e luftuar terrorizmin.

Megjithatë, presidenti Trump deklaroi se ka ende shumë për të bërë, ndaj u bëri thirrje vendeve anëtare që të kontribuojnë më shumë për Aleancën.

“Nëse vendet e tjera paguajnë pjesën e tyre në vend që të mbështeten tek SHBA, atëherë të gjithë mund të jemi më të sigurtë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Por deklarata për NATO-n nuk ishte e vetmja kthesë drastike e Trump këtë të mërkurë.

Në një intervistë për “Wall Street Journal” ai tha se nuk do ta etiketonte Kinën si një manipuluese të valutës, pavarësisht se ishte zotuar se do të bënte një gjë të tillë sapo të merrte detyrën. Trump ka një prapësim të dukshëm të qëndrimeve të tij të shprehura në kohën e fushatës, por ende nuk ka shenja të tërheqjes së tij nga qëndrimi për emigrantët. 
Sigal