Koronavirusi vret mbi 900 njerëz, 100 viktima brenda të dielës

425
TOKYO, JAPAN - JANUARY 31: A passenger receives a temperature check before taking a flight bound for Wuhan at Spring Airlines' check-in counter at Haneda airport on January 31, 2020 in Tokyo, Japan. The Chinese government arranged a charter flight operated by Spring Airlines for tourists from Wuhan to return to the city first time since the center of the outbreak of a new coronavirus has been under lockdown. The number of those who have died from the Wuhan coronavirus, known as 2019-nCoV, in China climbed to over 213 on Friday and cases have been reported in other countries including the United States, Canada, Australia, Japan, South Korea, India, the United Kingdom, Germany, France and several others. (Photo by Tomohiro Ohsumi/Getty Images)
Sigal

Numri global i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit ka arritur të kalojë shifrën 900, ku vetëm gjatë të dielës janë shënuar mbi 100 viktima, duke alarmuar mbarë botën, tashmë që ky virus ka kaluar shifrat e virusit SARS, që shpërtheu po në Kinë në vitin 2003.

Shumica e këtyre vdekjeve po thuajse janë në territorin e Kinës, por raste janë shënuar edhe në shumë vende të botës.

Tashmë duket se Kina do të shpenzojë të paktën 10 miliardë dollar për të kontrolluar shpërthimin, derisa në vend kanë arritur furnizime mjekësore, transmeton Telegrafi.

Banka qendrore të hënën do të sigurojë fondet e para të huazimit për të luftuar sëmundjen dhe të ofrojë lehtësira javore për bankat e tjera më të vogla.