Tragjike në SHBA/ Pesë anëtarë të një familje gjenden të vdekur në një vilë

246
Sigal

Pesë anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur brenda një vile në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Ditën e Krishtlindjeve. Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë rreth orës 17:00 të së premtes për një aktivitet të dyshimtë brenda një shtëpie.

Kur sherifët arritën në vendngjarje, panë pesë trupa pa jetë të shtrirë në tokë. Policia dyshon se personat janë vrarë.

Forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen tronditëse.