Dialogu Kosovë-Serbi, Mogherini takohet këtë javë me Thaçin dhe Vuçiç

601
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të takojë këtë javë presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç. Takimi pritet të mbahet më 31 gusht.
“Këtë javë do të takoj sërish presidentin Vuçiç dhe presidentin Thaçi për të çuar përpara dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Mogherini duke iu adresuar ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

Mogherini po ashtu tha se në Ballkan, këtë vit, ka pasur rritje tensionesh në momente të ndryshme dhe në vende të ndryshme, por shtoi ajo në fund të ditës, partnerët tanë në Ballkan kanë arritur të rikonfirmojnë përkushtimin dhe kapacitetin e tyre për të avancuar në rrugën drejt BE-së”.

“Ne i kemi ndihmuar, por ata e kanë bërë”, tha Mogherini.
Sigal