Gjenden rrënojat avionit luftarak japonez F-35, ende jo piloti

427
Sigal

Rrënojat e një avioni luftarak japonez F-35 janë gjetur një ditë pas zhdukjes së tij nga radarët mbi oqeanin Paqesor.

Piloti i avionit megjithatëështë ende i humbur, thanë zyrtarët e ushtrisë japoneze.

Mbetjet e avionit u gjetën gjatë kërkimeve ën det.

Nuk dihet ende pse avioni, i cili s’i kishte mbushur ende vitin, humbi kontaktin dhe u përplas.

“ne kemi mbledhur pjesë nga bishti i avionit kështu që ne besojmë se ai u rrëzua”, i tha gazetarëve, ministri i Mbrojtjes Takeshi Iëaya.

Avioni ushtarak u zhduk në det në orën 19:27 910:27 gmt) të martën, ndërsa po fluturonte 135 km në lindje të Misaëa, një qytet në Japoninë verilindore. Ai humbi kontaktin rreth 30 minuta pas ngritjes nga baza ajrore në Misaëa.

Sipas ministrit, piloti i zhdukur ka dërguar një sinja për të ndërprerë misionin. Të gjitha komunikimet me të u ndërprenë pas pak.

Ekipet e shëptimit po vazhdojnë kërkimet për pilotin 40-vjeçar.

Japonia kishte futur avionët F-35, që kushtojnë 90 milionë dollarë për të zëvendësuar avionët e mëparshëm