Tragjedi në Greqi/ Harroi valixhen e pushimeve në apartament, nëna e 2 fëmijëve bie nga ballkoni

187
Sigal

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi. Nëna e 2 fëmijëve është rrëzuar nga ballkoni dhe ka ndërruar jetë. Sipas mediave greke, 36-vjeçarja po përgatitej të shkonte tek bashkëshorti i saj në Naxos, i cili po i priste për pushime.

Sipas raportimit të Protothema.gr, gruaja ishte nisur pasditen e së hënës për të shkuar te burri i saj. Ajo kishte paketuar valixhet dhe sendet e dy fëmijëve të saj 2 vjeç e pesë muajsh dhe zbriti te makina. Kur të gjithë hipën në makinë, 36-vjeçarja kuptoi se kishte harruar një çantë fëmijësh dhe u ngjit në banesën e katit të 3-të për ta marrë.

Kur arriti te apartamenti, dera nuk hapej. Pastaj ajo i ra ziles së komshiut dhe i kërkoi që të zbriste nga ballkoni, ku fatkeqësisht u rrëzua.