Trafikanti shqiptar fut në kurth policët anglezë, i punëson si shoferë për të…

505
Anthony Corkovic (Carlie) dhe Scott Downie ( Corkoviç), të dy oficerë policie, u punësuan nga nje shqiptar si shoferë të cilët duhet të fusin persona në Britani.
Corkoviç i tha Charlie, se kishte qenë në kontakt me një grup shqiptarësh në Londër, të cilët kishin kontrabanduar pesë deri në gjashtë persona në Britani të Madhe çdo javë. Ata ranë dakord se Charlie do të paguhej 2.750 paund për çdo person kontrabandë që do të fuste në Britani. Ai do të bënte rolin e shoferit dhe do t’i merrte shqiptarët në Belgjikë, shkruan “Manchester Evening News”
Charlie foli me kreun e bandës shqiptare, Jetlind Gjyriqi, në telefon dhe më vonë u takua personalisht me Corkovic pranë stacionit të autobusëve Victoria në Londër, më 28 korrik.
Ata vendosën se Charlie do të transportonte grupe nga rreth shtatë persona, duke përfshirë familje dhe fëmijë, por më vonë ranë dakord të rrisnin këtë për 11 persona për udhëtim.
Autoritet belge u njoftuan nga ata britanike, zyrtarët vunë re dy makina që përmbanin një numër njerëzish. Pas incidentit, tre burrat u arrestuan në Mbretërinë e Bashkuar dhe të gjithë refuzuan t’i përgjigjen pyetjeve. Të gjashtë emigrantët u deportuan në vendin e tyre
Shoferët e dy automjeteve u larguan, por që nga ajo kohë janë ndjekur penalisht në Belgjikë.
Sigal