Rusi 2018, rriten shpërblimet për pjesëmarrësit

560
FIFA rriti ndjeshëm shpërblimin për skuadrat pjesëmarrëse të Botërorit 2018. Fondi i përgjithshëm i përcaktuar për këtë kompeticion është 400 milionë dollarë, një shifër kjo 12% më e lartë sesa ajo e Kupës së Botës së vitit 2014.
Vendimi për rritjen e shpërblimit për Botërorin e Rusisë u mor në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s, të mbajtur në Kalkuta të Indisë.
Por, qeveria e futbollit botëror, në këtë mbledhje mori edhe disa vendime të tjera, siç është krijimi i një fondacioni që do të ketë për detyrë të krijojë një bazë ligjore dhe institucionale për të gjitha nismat e zhvillimit social, një fondacion në të cilin do të përfshihen edhe legjendat e FIFA-s.
Po kështu u vendos të rishihet formati për turnetë e femrave, të të rinjve dhe ato për klubet, si dhe aprovimet do të bëhen në Këshillin e ardhshëm në mars në Bogota.
Mes vendimeve që spikatën nga FIFA ishin njohja zyrtare e titullit kampion bote për të gjitha skuadrat që e kanë fituar Kupën Interkontinentale nga viti 1960 deri në vitin 2004. Gjithashtu Botërori i klubeve do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 12 deri më 22 dhjetor.
Sigal