Tmerri në avionin drejt SHBA-së, flet shqiptari: Pasagjerët u gjakosën, u luta ‘O Zot, më ndihmo’

524
Sigal

Për rreth nëntë orë, fluturimi i Sead Nikajt nga Stambolli për në Nju Jork ishte i qetë. Por, ndërsa aeroplani po kalonte mbi Maine, nisen turbulencat e forta. Shqiptari tregon se pa  gruan pranë tij të fluturojë nga sedilja e saj. Maska e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisen te bertisnin, raporton “The Neë York Times”.

Për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe ata menduan vdekjen. “Unë thashë “O Zot me ndihmo”, tregon ai per mediat e huaja, duke zbuluar detaje nga tmerri qe perjetoi kur avioni hasi ne masa ajrore të forta dhe humbi ekuilibrin.Aeroplani i Turkish Airlines u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Kennedy, por të paktën 30 vetë u dërguan në spital me lëndime jo të rrezikshme për shkak të turbullirave, thanë autoritetet.

Një mjek i fluturimit thyen këmbën, tha Steve Coleman, një zëdhënës i Autoritetit të Portit të Nju Jorkut. Pjesa tjetër e lëndimeve ishte e vogël, dhe përfshinte “gunga, shembje ose prerje”  tha Coleman.

Ne piste u dynden ambulacat, pasagjeret ishin te gjakosur e te tmerruar. Shqiptari tregon se nuk do te fluturoje me. “e ka mbyllur, ate qe kam perjetur sot…’- thote ai.

Në një deklaratë, kompania ajrore tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo përvojë e pafat” dhe se po monitoronte nga afër gjendjen shëndetësore të udhëtarëve të lënduar.