Thaçi: “Anëtarësimi në UNESCO “betejë e vështirë”, kërkon kontributin e të gjithëve”

420
Zëvendëskryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet se anëtarësimi në UNESCO “është betejë e vështirë” dhe kërkon kontributin e të gjithëve.
“Kosova është e vogël, por zëri ynë do të ndihet dhe me çdo fuqi që kemi do te tentojmë ta anetaresojmë Kosovën në UNESCO. Kërkoj edhe nga ju të jepni kontribut. Të dërgoni letra, të qeta, pozitive, me fokus në nevojat tona në arsim, shkencë dhe kulturë. Behuni edhe ju ambasadorë të Kosovës!”.
Kështu ka shkruar Thaçi në ‘Faebook’, ku ka postuar edhe foto: “Detaj prej Dokufest, nga një libër i diplomacisë sonë dedikuar anëtarësimit në UNESCO”. Shefi i diplomacisë së Kosovës ka postuar mbrëmë edhe fjalën e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të 21 gushtit
Sigal