Tetova gati për fluksin e mërgimtarëve

474
Komuna e Tetovës dhe Sektori i punëve të brendshme të Tetovës kanë nisur aksionin për parapërgatitjen e qytetit për një fluks më të madh, si të njerëzve, po ashtu edhe të makinave tani gjatë sezonit të ardhjes së mërgimtarëve. Sektori për komunikacion në kuadër të SPB-së së Tetovës, gjatë këtij muaji do zhvillojë aktivitete të shtuara të policisë nëpër rrugët e Tetovës, me qëllim që të respektimin e rregullave të parkimit dhe të evitimin e parkimit nëpër trotuare.
“Personat zyrtar do i drejtojmë në ato pjesë të rrugës ku pritet frekuentimi të jetë më i madh,pra më së tepërmi pritet të ketë lëvizje në bulevardin “Iliria” dhe rrugën e “Ilindenit”. Kisha apeluar vozitësit që të jenë më të kujdesshëm sepse si sektor i punëve të brendshme do të marrim masa ndaj atyre vozitësve që parkojnë veturat në ato pjesë të rrugës jo në rregull. Do e shfrytëzojmë edhe merimangën kështu që do jenë të obliguar të bëjnë pagesë edhe të merimangës edhe dënimin e merituar. Pra nuk do të jemi aq tolerant në këtë aspekt”, deklaroi Besir Qamili. Shef i sektorit për komunikacion në SPB Tetovë.
Aktivitete të ngjashme janë ndërmarrë edhe nga komuna e Tetovës. Sipas zëdhënëses, Lume Huseini, komuna gjatë periudhës së qëndrimit të mërgimtarëve në vendlindje, do të punojë me kapacitet të plotë.
“Në këtë periudhë është në proces funksionalizimi i ndërmarrjes publike për parkim, pra edhe mërgimtarët do e kenë mundësinë të jenë shfrytëzues të këtij shërbimi sepse zakonisht krijohet tollovi në komunikacion. Për kurbetqarët me rastin e ardhjes së tyre këtu, komuna gjatë muajve të verës përgatit një plan special me çka lëndët me të cilat do të aplikojnë ata do të trajtohen me prioritet pasiqë kanë kohë të kufizuar, sa iu përket kërkesave që kanë në urbanizëm legalizim dhe shërbime tjera”, u shpreh Lume Huseini, zëdhënëse e komunës së Tetovës
“Nga data 20 korrik, po ashtu është paraparë që në Tetovë, të realizohet edhe java e kulturës Tetovare, pikërisht për nder të ardhjes së mërgimtarëve të cilët do të mund që ta shijojnë gjatë kësaj jave si Teatrin, po ashtu edhe aktivitetet e tjera kulturore në Tetovë”.
Ndryshe, vitet e kaluara, nga mungesa e masave të duhura si nga Sektori i Punëve të brendshme po ashtu edhe nga komuna, qyteti i Tetovës përfshihej në kaos për një muaj sa qëndronin mërgimtarët në vendlindje.
Sigal