Miratohet ligji në SHBA/ Mësuesit e Floridës mund të mbajnë ligjërisht armë zjarri në klasë

492
Sigal

Mësuesit e Floridës në SHBA mund të mbajnë ligjërisht armët zjarri në klasë gjatë mësimit, për aq kohë sa miratohet nga distrikti i tyre shkollor, sipas një ligji të miratuar nga Guvernatori, Rick DeSantis, i cili është frymëzuar nga vrasjet e 17 personave në një shkollë në Parkland vitin e kaluar.

Mësimdhënësit duhet të kalojnë një vlerësim psikiatrik dhe t’i nënshtrohen 144 orëve të trajnimit të policisë në mënyrë që të fitojnë të drejtën e mbajtjes së armës.

Ligji zgjeron një program “pilot” ekzistues të miratuar pas ngjarjes së rëndë të shkurtit të kaluar në Marjorie Stoneman Douglas High School në Parkland. Mësuesit në 40 nga 67 qarqet e Florida janë regjistruar ose planifikojnë të regjistrohen për trajnimin e armëve të zjarrit sipas programit të ri.

DeSantis shkarkoi Sherifin e Broward County, Scott Israel në janar, pas një hetimi paraprak të të shtënave në Parkland, nga një komision shtetëror, i cili arriti në përfundimin përgjegjësia kryesore për masakrën me 17 viktima ishte kryesisht e zyrtarëve të policisë atyre të shkollës.