Dhjetëra meksikanë u gjetën të vdekur në kamion, reagon Presidenti i vendit: Varfëria dhe dëshpërimi ishin shkaktarë të ngjarjes tragjike

102
Sigal

“Varfëria dhe dëshpërimi” ishin shkaktarë të vdekjes së të paktën 50 emigrantëve në një në Tekasa, ka deklaruar presidenti i Meksikës.

Andres Manuel Lopez Obrador fajësoi për ngjarjen e rëndë trafikimin dhe “mungesën e kontrollit” në kufi.

Dhjetra meksikanë, 7 guatemalanë dhe dy hondurasë ishin mes të vdekurve. Ata që u gjetën të gjallë, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spital.

Të mbijetuarit raportohet se ishin shumë të nxehtë në trup kur i prekje.

Në një konferencë për mediat, Lopez Obrador e konsideroi ngjarjen tragjedi të jashtëzakonshme dhe deklaroi se Meksika do riatdhesojë trupat e qytetarëve të saj.

“Ndodhi për shkak të varfërisë dhe dëshpërimit të vëllezërve tanë në Amerikën Qendrore dhe Meksikë. Kjo ndodh sepse ka trafikim njerëzish dhe mungesë kontrolli në kufi”, u shpreh ai.

Emigrantët u gjetën në periferi të qytetit të San Antonio, i cili është 250 km nga kufiri SHBA-Meksikë, një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve.

Trafikantët e qenieve njerëzore përdorin shpesh kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente.

Zyrtarët thanë se ngjarja e rëndë u zbulua nga një punonjës që kishte dëgjuar thirrje për ndihmë.

Automjeti, i cili ishte braktisur nga drejtuesi i tij, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda.

Klima e San Antonios është jashtëzakonisht e nxehtë në muajt e verës, me temperaturat atje që arritën në 39.4C dhe dyshohet se viktimat kanë vdekur nga nxehtësia dhe dehidratimi.