Tusk anullon samitin e posaçëm të shteteve të BE këtë të dielë

532
Pas disa muajsh pritjeje Athina dorëzoi planin e saj: kursime në sistemin e pensioneve ose një reformë të TVSH-së. Për shumë partnerë të Eurozonës këto nuk janë të mjaftueshme.
Përsëri një zhvillim i ri në përpjekjet e pafund për shpëtimin e Greqisë. Presidenti i Këshillit të BE Donald Tusk ka anulluar samitin e 28 shteteve të BE për ndihmën për Greqinë. Në vend të tij pasdite do të mbahet vetëm samiti i 19 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Eurozonës, njoftoi Tusk në twitter.
Fillimisht ishte parashikuar që pas takimit të shefave të qeverive të Eurozonës sot pasdite, në mbrëmje të mbahej një samit i posaçëm i të gjithë kryeministrave të 28 shteteve të BE, për të vendosur për hapjen e bisedimeve me Greqinë për një paketë të tretë ndihme.

Rezerva dhe pyetje
Në mesin e ministrave të Financave të vendeve të Eurozonës ka shumë pyetje dhe rezerva ndaj paketës greke të kursimeve dhe të reformave. “Ka disa që janë shumë skeptikë, të tjerë janë më pak”, thotë Edward Scicluna nga Malta, më lidhje me situatën e komplikuar. Në mesin e ministrave të Financave të vendeve të Eurozonës ka shumë pyetje dhe rezerva ndaj paketës greke të kursimeve dhe të reformave. “Ka disa që janë shumë skeptikë, të tjerë janë më pak”, thotë Edward Scicluna nga Malta, më lidhje me situatën e komplikuar.
Në diskutim është një program i ri ndihmash me një afat prej tre vjetësh dhe një vëllim prej 74 miliardë eurosh. Por këtë nuk ekziston deri tani konsens, e madje përkundrazi ka të ngjarë që tensionet të shtohen. Propozimet greke “duken relativisht të komplikuara si nga përmbajtja edhe sa i përket çështjes së besimit” – tha shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.
Skepticizëm dhe mosbesim
Shumica e 19 vendeve të Eurozonës janë skeptikë, dhe duan që në ristrukturimin e aparatit shtetëror të ndërmerret më shumë se deri tani. për të filluar negociatat për shpëtimin. Mes tyre është Gjermania. “Për një program të tretë ndihme masat nuk janë të mjaftueshme” tha përmbledhtas ministri sllovak i Financave Peter Kazimir, i cili konsiderohet ndjekës i vijës së ashpër në klubin e ministrave të Eurozonës. Disa ministra të tjerë insistojnë për angazhime konkrete, që reformat të zbatohen në praktikë. “Privatizimet nuk janë zbatuar kurrë, prandaj na duhet një garanci,” – thotë ministri austriak i Financave Hans Jörg Schelling.
“Ne sigurisht nuk mund të mbështetemi në premtime,” thotë ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, i cili i konsideron propozimet e Athinës si të pamjaftueshme. Situata në Greqi është “shkatërruar muajt e fundit në mënyrë të jashtëzakonshme” – deri në ditët dhe orët e fundit – tha Schäuble. Sipas një raporti në “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” Schäuble u ka dërguar vendeve të tjera të Eurozonës një letër, sipas së cilës ka dy mundësi: ose Athina të përmirësohet, ose Greqia duhet të largohet nga zona euros për të paktën pesë vjet.
Grexit i përkohëshëm
Ministria gjermane e Financave ka sugjeruar ndër të tjera se Greqia të transferojë një vlera pasurie që shkojnë në 50 miliardë euro në një fond besimi, i cili duke i shitur ato siguron para për shlyerjen e borxhit. Mënyra e dytë: me Athinën të negociohet për një periudhë të përkohëshme daljeje nga Eurozona. Gjatë kësaj periudhe të paktën pesëvjeçare ajo largohet nga bashkimi monetar dhe ristrukturon borxhin e saj. Megjithatë, Greqia mbetet anëtare e BE-së dhe vazhdon të marrë “mbështetje të mëtejshme ndihmash për stimulimin e ekonomisë, ndihma humanitare dhe teknike.”
Sipas agjencive të lajmeve për planet e propozuara nga ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, ky ka rënë më parë dakord me kancelaren Angel Merkel dhe me kryetarin e Partisë Social-Demokrate Sigmar Gabriel.
Deri tani nuk është folur për ndonjë grexit të përkohëshëm, prandaj dhe nuk është e qartë se sa mbështetës ka Schäuble për propozimin e tij ndër kolegët e tij të Eurozonës.
Nga Athina mësohet se qeverisë greke nuk i është paraqitur zyrtarisht ndonjë propozim për largim të përkohëshëm nga zona euros.
Ka edhe optimistë
Ministri francez i Financave, Michel Sapin, dhe ai i Italisë, Pier Carlo Padoan, u shprehën optimistë në lidhje me propozimet e Athinës. Pozitivisht u shpreh edhe presidenti francez François Hollande. Sapin është përkrahës i fortë i qëndrimit të Greqisë në Eurozonë, por edhe ai thekson që Athina duhet t’i precizojë propozimet e saj.
Gjatë së dielës (12.07) do të zhvillohet një takim i dyfishtë i kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së. Në orën 16:00 do të takohen fillimisht në Bruksel shefat e shteteve dhe të qeverive të 19 vendeve të Eurozonës dhe më pas në orën 18:00 do të zhvillohet takimi i madh me të 28 vendet anëtare të BE-së. Nga këto takime pritet një sinjal nëse Greqisë do t’i akordohet një paketë e tretë ndihmash, me vlerë prej rreth 74 miliardë euro, sikurse ka kërkuar qeveria e Athinës.
Sigal