Tetë vite burg për shqiptaren që mbante fëmijët mes minjve dhe buburrecave në Greqi

130
Sigal

Është dënuar me tetë vite burg shqiptarja në Greqi që detyronte tre fëmijët e saj të jetonin në kushte ekstremisht të këqija mes minjve,  buburrecave dhe skamjes.

Shqiptarja ka rënë në prangat e policisë në fillim të muajit prill, pas denoncimit të bërë nga bashkëshorti i saj grek me te cilin jetonin të ndarë. Ai u shpreh i shokuar nga gjendja çnjerëzore në të cilën jetonin fëmijët e tij 2 dhe 3 vjeç pasi 6-vjeçari është nga lidhje e mëparshme e shqiptares.

Shqiptarja u dënua me tetë vjet burg pa lirim me kusht, me akuzën e ekspozimit të të miturve në rrezik por edhe lëndime të lehta trupore.

Madje, e pyetur nga policia për kushtet e jetesës së fëmijëve të saj, ajo dëshmoi  se tre të miturve u kishte thënë se buburrecat ishin flutura.

Protothema.gr shkruan se bashkëshorti në distancë ka paditur shqiptaren më 6 prill në polici.

“Më datë 06.04.2022, në orën 12:30, bashkëshorti në distancë i shqiptares marinar në profesion, 48-vjeç ka shkuar në Komisariatin e Policisë Agia Panteleimon dhe ka paditur 32-vjeçares, me të cilën kishte dy fëmijë 4 dhe 2 vjeç.

Gruaja ka edhe një fëmijë nga një lidhje e mëparshme, një djalë 6-vjeçar. Mësohet se 48-vjeçari, kishte marrë me qira një apartament në rrugën Alkiviadou në katin e tretë që nga marsi i vitit 2021.

Gjatë kthimit nga një udhëtim me anije, ai ka shkuar në shtëpi, ku është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga bashkëshortja 32-vjeçare dhe partneri i saj 54-vjeçar, të cilët e kanë ndaluar të komunikojë me fëmijët e mitur.

Një muaj më vonë në fillim të prillit 2020, marinari u kthye në shtëpinë ku gruaja e tij e r e sulmoi përsëri me goditje dhe ofendime duke ndaluar komunikimin me fëmijët.

Sipas 48-vjeçarit më 5 prill 2022 babai i fëmijëve ka marrë një telefonatë nga një shok i cili i ka thënë se fëmijët e tij të mitur jetojnë në kushte të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe konkretisht se në shtëpi ka buburreca dhe fëmijët kanë pickime nga insektet në trupin e tyre, ndërsa kanë se parë 32 –vjeçarja ka përdorur fëmijët e mitur për të lypur në kishën e Panagia Grigorousa në Monastiraki,”, shkruan protothema.gr.