Në Qarkun e Gjirokastrës vazhdon procesi zgjedhor për drejtuesit e PD

139
Tritan Shehu
Ne fakt sot me kete postim desheroj te pershendes dhe falenderoj thellesisht mikun dhe bashkepuntorin tim te afert, Kryetarin aktual te PD dhe drejtuesin e Komisionit te Rithemelimit te deges se Gjirokastres, Z.Dashnor Aliko.
Z.Aliko, sic me komunikoi, ka vendosur te mos kandidoje perseri per postin e Kryetarit te PD te deges.
Ne fakt isha une ai qe po e inkurajoja te kandidonte, duke u bazuar ne vlerat e medha te tij politike, njerezore, personale, ne kontributin e gjate dhe shume produktiv qe ai ka ne PD, ne te gjithe harkun kohor te saj, ne Gjirokaster dhe me gjere.
Duke nenvizuar ketu dhe rolin e tij te pa diskutueshem ne zhvillimet e fundit ne PD, jo vetem ne nivel lokal ky.
Sot ai me njofton se meqenese tashme jane paraqitur edhe kandidate te tjere, aktiviste te afte e te devotshem te PD, qe mund ta drejtojne me dinjitet ate dege me kaq kapacitete e kontribute, ka vendosur te mos kandidoje.
Kjo eshte nje zgjedhje e tij personale fisnike.
Por, ashtu sic biseduam kjo nuk ashte aspak nje terheqje nga aktiviteti e betejat politike si nje nga personalitetet e PD ne teresi, qe ai eshte.
Jam i bindur se Dashua do te vazhdoje te jete per mua nje bashkepuntor shume i vlefshem ne aktivitetin tone politik ne te gjithe Qarkun e Gjirokastres.
Po keshtu nuk kam asnje dyshim, se kontributi i tij do te jete i rendesishem edhe ne nivelet qendrore te PD, per forcimin e kesaj force politike dhe ballafaqimet e ardheshme me regjimin.
Sigal