Tërmet me magnitudë 6.8 në Kili

311
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter ka goditur Kilin verior.

Në një fabrikë industriale shkrirjeje bakri lëkundja shkaktoi shpërthimin e një zjarri.

Lëkundja e fuqishme goditi rajonin e Antofagastës rreth orës 3:40 të mëngjesit, duke bërë që dy qyteteve aty pranë t’u ndërpritej energjia elektrike.

Megjithë dëmtimet, deri më tani nuk ka raportime për vīktima.