FOTO/ Mesazhet e forta në muret e Tiranës: Pedofīlët e kanë vendin në burg, jo në shkollë!

381
Sigal

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë ka shokuar mbarë opinionin publik.

Ngacmimi seksual ndaj të miturës kishte nisur prej vitesh, por vetëm pak ditë më parë u publikua, pasi vajza kishte vendosur të bënte denoncimin në polici.

Në mbrojtje të saj është e gjithë shoqëria shqiptare, e cila dënon ashpër këtë fenomen të rëndë.

“Pedofīlët e kanë vendin në burg, jo në shkollë! Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi”, janë disa prej mesazheve të vendosura nëpër rrugë.